Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media e ka shpallë fitoren e kandidatit Përparim Rama në kryeqyteti.

Përveç Prishtinës, ai tha se LDK ka fituar edhe në Istog, Fushë Kosovë dhe Junik.

Në fjalën e tij si Kryetar i ri i Prishtinës, Përparim Rama u zotua se do të jetë kryetar i të gjithëve qytetarëve, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Ndryshe, KQZ ka procesuar mbi 84% të votave të numëruara në Prishtinë. Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, po vazhdon të kryesojë me mbi 1000 vota në Prishtinë.

Për Ramën janë numëruar deri më tani 38.357 vota (50,81%), ndërsa për Arben Vitinë e LVV-së janë numëruar 37.138 vota (49,19%), shkruan Reporteri.net.

Dallimi në vota mes kandidatëve aktualisht është 1219 në favor të kandidatit të LDK-së.

Deri më tani, sipas KQZ-së, në Prishtinë janë numëruar 94,12% të votave, apo 224 kuti nga 238 sosh në total.

Numërimi i votave në Prishtinë drejt fundit, Përparim Rama e ruan epërsinë mbi 1000 vota para Arben Vitisë

Reklamë