KQZ ka procesuar mbi 84% të votave të numëruara në Prishtinë. Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, po vazhdon të kryesojë me mbi 1000 vota në Prishtinë.
Për Ramën janë numëruar deri më tani 38.357 vota (50,81%), ndërsa për Arben Vitinë e LVV-së janë numëruar 37.138 vota (49,19%), shkruan Reporteri.net.
Dallimi në vota mes kandidatëve aktualisht është 1219 në favor të kandidatit të LDK-së.
Deri më tani, sipas KQZ-së, në Prishtinë janë numëruar 94,12% të votave, apo 224 kuti nga 238 sosh në total.
