Qeveria ta pranojë planin dhjetëpikësh për përballjen me krizën – ditë e më të thelluar –  energjetike, bëri thirrje Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton Reporteri.net.

Planin dhjetëpikësh, thonë LDK, nuk do të ndalen së kërkuari për sa kohë vendi gjendet në situatën aktuale energjetike.

“Kriza energjetike në vend po shkon duke u thelluar, ndërsa ne si LDK do të vazhdojmë pareshtur t’i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranoj planin dhjetëpikësh, të cilin e vlerësojmë shpëtues për qytetarët”, thuhet në lajmërim.

Reklamë

“Si pasojë e keqmenaxhimit të Qeverisë po bien edhe blloqet e KEK-ut në mënyrë të vazhdueshme, me ç’rast po bie edhe mirëqenia e qytetarëve deri në limitet e mbijetesës. Ende pa u rregulluar Blloku A5, bie Blloku A3, duke bërë kështu që KEK-u të mos prodhojë as gjysmën e kapacitetit të tij, ku 530 MWh janë jashtë prodhimit. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranoj planin tonë dhjetëpikësh dhe t’i shpëtoj qytetarët, sepse me qasjen e saj të deritanishme po e shpien vendin drejt katastrofës energjetike”.

Plani dhjetëpikësh i propozuar nga LDK

Pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milion euro për çmimin e energjisë elektrike.

Riparimi i Bllokut A5 i Termocentralit Kosova A.

Krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët.

Reklamë

Përgatitja e planit të efiçiencës dhe kursimit të energjisë.

Negocimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji.

Zbritja e TVSH-së nga 8% në 0% për faturat e energjisë.

Krijimi i subvencioneve të reja për qytetarët dhe bizneset.

Reklamë

Largimi i tarifave diskriminuese të ZRrE-së.

Themelimi i bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri.

Përgatitja e Strategjisë afatmesme për rritjen e kapaciteteve gjeneruese me gaz dhe energji alternative./”Reporteri.net”/.