×
  • Lajme
  • Lajme / Thirrja e LDK-së

    Hykmete Bajrami kërkon dorëheqjen e qeverisë pas videos ironizuese nga pushteti

    Reporteri
    31 Maj 2024 | 17:22

    Nënkryetarja e LDK-së dhe deputetja Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas një video që kjo e fundit ka publikuar në përpjekje për të thumbuar opozitën kosovare për mos unitet rreth shkuarjes në zgjedhje.

    Bajrami ka thënë se kjo video vjen pasi dështoi përpjekja e Kurtit për të instrumentalizuar opozitën dhe shton se Haxhiu si ministre e skandaleve me djegien e IML, ministre e dështimit të Vetingut ka nisur përsëri fushatën me video kundër opozitës.

    Bajrami ka listuar një numër të madh çështjesh për të cilat thotë se Qeveria Kurti ka dështuar.

    “Pranoni që keni dështu sepse tashmë kjo është fakt.Dorëhiquni!”, ka shkruar Bajrami.

    Reagimi i plotë:

    Prapë me video?

    Prapë për të gjithë?

    Edhe për ata me të cilët darkuat?

    Pasi i dështoi nisma shefit të saj për ta instrumentalizuar tërë opozitën, Albulena Haxhiu e skandaleve me djegien e Instititutit të Mjekësisë Ligjore, minstrja e vetingut të dështuar sërish e paska nis fushatë me video kundër opozitës.

    Albulena Haxhiu në pamundësi të shkruajë e flasë për ndonjë sukses të Qeverisë, ajo prodhon video pasi i dështoi partia të çojë vendin në zgjedhje duke u viktimizuar.

     Prodhimi i videove nuk ju largon premtimet që keni dhënë dhe dështimet që keni shënuar. Që keni dështuar prej ndërtimit të çerdheve e deri te mashtrimet për përfundimet e projekteve nacionale si rruga për Podujevë, Mitrovicë e Gjilan.

    Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtru pensionistët, veteranët dhe invalidët e luftës.

     Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni mashtru se nuk bisedoni me Vucicin pa kërku falje Serbia.

    Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni nënshkru 240 milionë euro kontrata njëburimore me korrupsion.

     Prodhimi i videove nuk ju largon nga keqpërdorimi i rezervave shtetërore.

     Prodhimi i videove nuk ju amniston nga mafia energjetike e ambasadorit Martin Berishaj.

    Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që e keni pranu Zajednicën.

     Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtru banorët e Deçanit se nuk zbatoni vendimin për Manastirin e Deçanit.

     Prodhimi i videove nuk ju amniston nga dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

    Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni dështuar të sjellni njohje të Shtetit të Kosovës. Zero njohje për tri vjet e gjysëm.

    Me mashtrime, me gënjeshtra, me propagandë e keni marrë pushtetin. Mirëpo, qytetarët po kërkojnë llogari dhe projekte, e premtimet që i keni dhënë.

    Pranoni që keni dështu sepse tashmë kjo është fakt.

    Dorëhiquni!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!