Paraditen e së hënës, Xhafer Tahiri nënshkroi marrëveshje koalicioni me Sylejman Mehollin e VV-së për komunën e Vushtrrisë për balotazhin e 9 nëntorit, shkruan Reporteri.net.

Nga kjo degë, në një postim në Facebok, thonë se vendimet e mëdha s’janë asnjëherë të lehta por që interesi i qytetarëve është mbi gjithçka.

Madje në reagimin e tyre kanë publikuar edhe një fotografi ku në të shihet edhe kandidati për Kryetar nga radhët e kësaj partie, Xhafer Tahiri.

Postimi i plotë:

Reklamë

? Qyteti ynë ka nevojë për ndryshim!

Vendimet e mëdha nuk janë asnjëherë të lehta, por pavarësisht kostove individuale, për ne një gjë është e qartë – interesi i qytetarëve dhe i Vushtrrisë është mbi gjithçka. Marrëveshja jonë nuk afekton asnjë garë tjetër përveç Vushtrrisë.

Së bashku me asambleistët e zgjedhur të LDK-së, dje jemi besatuar para Zotit që do ta sjellim këtë ndryshim.

Me ndershmëri, punë dhe dashuri për qytetin tonë.

✌️ Gjithmonë me LDK – për Vushtrrinë që e duam!

Reklamë

LDK-ja përmes një komunikate sot të lëshuar për media tha se nuk kishte autorizuar asnjë koalicion nga këto zgjedhje.

Madje aty thuhet se veprimi i Xhafer Tahiri në Vushtrri është komplet i pavlerë dhe i papranueshëm.

/Reporteri.net/

Reklamë