×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / E fundit

    LDK s’merr pjesë në seancën e sotme për presidentin

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 10:06

    Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë as sot në seancën e thirrur për presidentin nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Këtë e ka konfirmuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

    Ai u përgjigj shkurt për mediat, duke thënë: “Jo, në këtë seancë jo”.

    Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar dje se nuk do të marrë pjesë në seancë. Opozita e ka akuzuar partinë në pushtet për “puç kushtetues”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!