×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohen 6 persona në aksident në pikë të mëngjesit

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 8:42

    Gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore nga aksidenti që ka ndodhur afër Mensës së studentëve në Prishtinë.

    Këtë e konfirmoi, Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, e cila shtoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00.

    “Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Eqrem Cabej në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë marrë lëndime trupore. (Lëndimet janë të lehta)”, ka thënë ajo.

    Vlen të theksohet se udhëkryqi ku ka ndodhur aksidenti është i rregulluar me semaforë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!