×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron protesta

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 8:15

    Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëron organizim të protestave në të gjithë vendin, duke synuar rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. LDK-ja nuk po e përkrah këtë iniciativë, përpos disa deputetëve të pavarur.


    Tash kur ka kaluar një vit e gjysmë prejse është formuar Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur të paralajmërojë protesta për rrëzimin e saj. Ndonëse nuk kanë dhënë ndonjë datë konkrete se kur mund të nisin këto protesta, zyrtarë të LVV-së janë shprehur të bindur se pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë tejet e madhe.

    Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se protestat nuk do të bëhen shkas për rënien e Qeverisë aktuale, megjithëkëtë ata vlerësojnë se pas protestave, respektivisht kah vjeshta e këtij viti, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Pavarësisht kësaj zyrtarë të koalicionit qeverisës thonë se koalicioni qeverisës është duke i kryer punët si duhet, ndaj sipas tyre opozita nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje pa i siguruar 61 votat e nevojshme për votim të mocionit, shkruan Zeri.

    Por nga LDK-ja mbeten të sigurt se brenda këtij viti do të arrihen votat e mjaftueshme për ta larguar qeverinë “Haradinaj”. Megjithëkëtë, drejtues të këtij subjekti kanë pohuar se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga LVV-ja sado që nuk kanë përjashtuar mundësinë që ndonjë anëtar i këtij subjekti t’i bashkohet protestës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!