×
  • Lajme
  • Lajme

    Liburn Aliu: Askush nuk i beson përrallat e Thaçit

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 12:46

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka bërë një kundër reagim ndaj Ardita Sinani, ish-kryetare e Preshevës,e cila në një medium kosovar deklaroi se preshevarët janë të pëlqimit për idenë e Hashim Thaçit, njofton Reporeri.net

    Ndërsa Aliu përmes një postimi në Facebook ka thënë që shqiptarët nuk kanë mundur ta bashkojnë Kosovën Lindore me Republikën e Kosovës as me luftë madje nuk i kanë marrë as të drejat themelore.

    “Shqiptarët kanë bërë edhe luftë me UÇPMB-në e nuk kanë realizuar as të drejtat themelore. E tash, Thaçi do t’ia bashkojë tri komunat Kosovës me konferenca shtypi?!”, ka shkruar Liburn Aliu, transmeton Reporteri.net

    Ndër të tjera ka thënë që është absurd ti besoni ideve të Thaçit, i cili në dialogun gjashtëvjeçar nuk e përmendi çështjen e tri komunave.

    “As fëmijët nuk i besojnë tamam përrallat, andaj është absurde ta besoni përrallën e Thaçit, i cili në dialogun gjashtëvjeçar 2011-2017 në Bruksel asnjëherë s’e zuri në gojë çështjen e PMB”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!