Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se kameramani Jetmir Muji është liruar, “pas disa orësh të mbajtjes së jashtëligjshme në Stacionin Policor Qendër”.
Sipas AGK’së, pasi ka dhënë një deklaratë dhe është mbajtur pa ndonjë shpjegim, një prokuror ka urdhëruar lirimin e Mujit, shkruan Reporteri.net.
AGK ka kërkuar përgjegjësi nga ana e Policisë së Kosovës për, siç ka thënë, abuzim me detyrën nga ana e pjesëtarëve të saj.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm arrestimin dhe mbajtjen arbitrare të Mujit për disa orë në Polici, dhe kërkon përgjegjësi nga ana e Policisë së Kosovës për abuzim me detyrën nga ana e pjesëtarëve të saj”, thuhet në njoftim.
Sipas Asociacionit, ai ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes Osmani, kur është ndaluar nga mbrojtja e afërt e saj, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshijë materialet.
Arrestohet kameramani Jetmir Muji, AGK’ja kërkon lirimin e menjëhershëm të tij