×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga aktakuza ish-kryetari i Istogut

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 13:45

    Gjykata e Apelit e ka liruar nga aktakuza ish-kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugovën.

    Gjykata Themelore në Pejë e kishte dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti, për konflikt interesi në nënshkrimin e tenderit për vëllain e tij.

    Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se Gjykata e Apelit ka gjetur se në veprimet e Rugovës nuk kishte dashje për kryerjen e veprës penale, pasi nënshkrimi i tij nuk mundësoi realizimin financiar për dhënien e tenderit.

    Rugova akuzohej se duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014, ka nënshkruar kontratë me kompaninë e vëllait të tij, “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë, në vlerë rreth 300 mijë euro.

    Në qershor të këtij viti i akuzuari Rugova ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë me 1 vit burgim dhe ndaj tij ishte shqiptuar edhe dënimi plotësues dhe atë, ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike në afat prej një viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!