×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Njoftimi

    Lista Serbe ankohet në Kushtetuese për nënkryetarin

    Reporteri
    30 Gusht 2025 | 11:15

    Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, ku edhe ka ngecur procesi i konstituimit të Kuvendit.

    Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku është thënë se presin që Kushtetuesja të reagojë urgjentisht.

    “Parimet kushtetuese dhe demokratike shkelen rëndë dhe populli serb nuk është në gjendje të ushtrojë të drejtat e tij të garantuara…Ne presim që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sundimin e ligjit, si dhe të drejtat e popullit serb në përputhje me aktet ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!