×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe hedh vrer ndaj njësisë speciale të Kosovës dhe ministrit të brendshëm

    Reporteri
    01 Shtator 2022 | 10:49

    [Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal] Sveçla dhe njësitet speciale [të Kosovës] janë të guximshëm vetëm ndaj qytetarëve, grave dhe fëmijëve të paarmatosur, ka thënë Lista Serbe në një deklaratë të shkruar, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.

    Lista Serbe i doli në mbrojtje nënkryetarit të saj, Milan Radoiçiç, i cili kërkohet nga institucionet e drejtësisë dhe të rendit, gjithashtu në Listën e Zezë të Thesarit amerikan.

    “Kërcënimet e ministrit të policisë Xhelal Sveçla ndaj nënkryetarit Milan Radoiçiç, janë pasqyrim i dobësisë dhe pafuqisë që Sveçla ndjen në lidhje me respektin dhe mbështetjen që serbët në Veri i japin zotit Radoiçiç në luftën për të drejtat e serbëve”, thuhet në deklaratë.

    Njësitë speciale të Kosovës, Lista Serbe, i quajti “mysafir të paftuar e të pamirëpritur”.

    Radoiçiç, vazhdon Lista Serbe, “i është bërë makth  dhe fiksim Sveçlës”.

    Kryetari i Listës Serbe (parti kjo praktikisht degë e SNS-së së Aleksandër Vuçiç në Kosovë) është edhe ministër për komunitete dhe kthim në qeverinë kosovare.

    Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i janë drejtuar kërkesa të shumëta për ta shkarkuar nga qeveria ministrin e tij, Goran Rakiçin. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!