×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe i gëzohet marrëveshjes për targat: “Edhe kur targat KM na skadojnë vazhdohet regjistrimi pa pengesa”

    Reporteri
    24 Nëntor 2022 | 10:17
    Vendimi qeveritar për ndalimin e targave të paligjshme serbe të cilat lëshohen nga MPB-ja e Serbisë

    Lista Serbe i është gëzuar marrëveshjes për targat të arritur në orët e vona të së mërkures, për çka u shprehën se targat e paligjshme “KM, etj” do të vazhdojnë të mbesin dhe do të mund të vazhdohet regjistrimi i tyre kur ato të skadojnë, shkruan gazeta online Reporteri.net

    Serbia pranoi që të mos lëshojë më targa të reja “KM, etj” derisa Kosova të mos i gjobisë vozitësit e këtyre targave.

    “Duam t’i informojmë qytetarët që të gjithë pronarët e veturave me targa KM do të funksionojnë normalisht dhe kur regjistrimi i tyre aktual u skadon, ato do të mund të zgjasin vlefshmërinë e tyre njëjtë si më parë”, ka thënë Lista Serbe përmes një komunikate për media.

    Lista Serbe shprehte e bindur se zgjatimin e vlefshmërisë së tyre në rast skadimi “serbët mund ta bëjnë pa asnjë pengesë”, derisa moslëshimin e targave të reja “KM” e quan vetëm “për këtë kohë”.

    Ndryshe u shpreh polikanja serbe kundërshtare e Listës Serbe, përkatësisht Kryetarja e Lëvizjes evropiane të serbëve, Rada Trajkoviç.

    Deklarimit të të ashtuquajturit drejtor të një zyreje “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç se “ruajtëm targat KM”, Trajkoviç iu përgjigj se “po, deri kur ato të skadojnë”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Zyra për regjistrimin dhe riregjstrimin e targave në Rashkë është mbyllur me këtë marrëveshje në Brukseë. Nuk ka më regjistrime të reja me shenja KM për vetura të reja. Dhe këto të tanishmet u ruajtën – deri kur të skadojnë”, ka shkruar Rada Trajkoviç në një cicërimë në Twitter.

    Kryenegociatori i palës serbe, pas daljes nga takimi në Bruksel, u shpreh se “është veçanërisht e rëndësishme që me këtë marrëveshje targat KM mbesin”.

    “Ato do të vazhdojnë të jenë njëjtë si më parë”, u ka thënë ai mediave serbe, siç e citoi mediumi N1, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Pëveç kësaj, Petkoviç tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “pranoi gjithçka çfarë refuzoi të hënën”.

    Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, hartoi një propozim-kompromis për palët që Kosova të mos niste fazën e vendimit për targat KM ku parashihej të nisej gjobitja për këto vetura, ndërsa Serbia të mos lëshojë targa të reja KM.

    Ndonëse ky propozim nuk u pranua të hënën nga Kurti, u pranua të mërkuren nga Bislimi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!