×
  • Lajme
  • Lajme / Fletushkat në veri

    Lista Serbe pretendon se nuk ka lidhje me fletushkat që udhëzojnë serbët për rezistencë  

    Reporteri
    12 Shkurt 2024 | 23:47

    Lista Serbe ka reaguar ndaj grupit të quajtur “Mbrojtja Popullore” në veri të Kosovës, që shpërndau fletushka me të cilat serbëve u bëhej thirrje qytetarëve serbë që të mos u binden Policisë së Kosovës. 

    Në një reagim në Facebook, Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos bien pre e provokimeve.  

    “U bëjmë thirrje qytetarëvë tanë që të mbesin të qetë, sepse veprimet e tilla, kushdo që i ka kryer, kanë synim kundër paqes dhe kanë qëllimëqija për destabilizim të mëtëjmë, me qëllim që serbët të fajsojnë njëri-tjetrin për incidentet e mundshme të reja”, thuhet në reagimin e Listës Serbe 

    Sipas kësaj partie, dikush e ka për qëllim që t’i shpërfaqë serbët si të dhunshëm dhe të largojë presionin nga vetja për shtypjen e serbëve. 

    Lista Serbe ka insistuar se qytetarët serbë do të vazhdojnë të luftojnë për mbrojten e të drejtave dhe interesave të tyre në rajon nëpërmjet metodave paqësore. 

    Në veri të Kosovës,  grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, ka filluar të shpërndajë fletushka që inkurajojnë qytetarët sebë të mos binden ndaj Policisë së Kosovës. 

    Fletushkat përmbanin një sërë udhëzimesh specifike për veprimet që duhet të ndërmerren nëse haset në forcat e rendit të Kosovës, të cilat grupi i referohet si “Policia e Kurtit”. 

    Teksti në e fletushkave thuhet: “Mbrojtja Popullore. Instruksione për rezistencë ndaj forcave të rendit të ‘Policisë së Kurtit’.” 

    Ata kanë porositur qytetarët serbë që të sulmojnë Policinë e Kosovës me gjësende si saksi, ngjyrë, vezë dhe koktej.

    Po ashtu, kjo organizatë ka udhëzuar qytetarët serbë që të sulmojnë fizikisht policët e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!