×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe s’i votoi 5 projektligje, pozita kërkon sqarime

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 12:44

    Deputetët e Listës Serbe, anëtarë të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nuk i kanë votuar pesë projektligje që ishin në shqyrtim.

    Projektligjet që nuk u votuan ishin: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar; Projektligjin për topografitë e gjysmëpërçuesve; Projektligjin për dizajnin industrial si dhe Projektligjin për patentat, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregt, shkruan Eo.

    Kryetarja e Komisionit, Verica Ceraniq, teksa ka lexuar projektligjet një nga një dhe ka ftuar për votim, nuk ka dhënë detaje të tjera.

    Përderisa deputeti i VV-së, Hydajet Hyseni ka kërkuar të di se pse nuk janë votuar këto projektligje nga kjo parti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!