×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe vazhdon ta mbajë peng Ligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 22:02

    Lista Serbe vazhdon t’iu shkakton probleme institucioneve kosovare. Shkaku i kësaj partie, sërish mund të mos votohet Ligji për Arsimin e Lartë, të cilin, para një muaji, Komisioni për Arsim e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës për lexim të parë.

    Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismail Kurteshi, ka thënë se krejt kjo është një çoroditje e deputetëve serbë, pasi po lë peng edhe shumë ligje të tjera.

    Ai thotë se halli i deputetëve serbë është se nuk dëshirojnë t’ia lënë Universitetin e Mitrovicës së Veriut nën menaxhim institucioneve të Kosovës.

    Ndërsa ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se ligji i ri, nga i cili varet kualiteti i institucioneve të arsimit të lartë, në sektorin publik e privat, ka shumë ndryshime, raporton KTV.

    Ai thotë se nuk do të heqin dorë nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, sepse është e paarsyeshme që një institucion brenda Kosovës, të vazhdojë të punojë me plan-program të Serbisë.

    Ligji për Arsimin hyn në mesin e ligjeve me interes vital.

    Për miratimin e kësaj kategorie të ligjeve, nevojiten votat e 2/3 të deputetëve, përfshirë edhe komunitetet.

    Kujtojmë se Lista Serbe po vazhdon ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës, që prej vënies së taksës për produktet serbe, votat e të cilëve janë të domosdoshme për miratimin e këtij ligji. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!