×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Skender Hyseni për vjedhjen e votave mes kandidatëve: Turpi ju mbuloftë

    Reporteri
    18 Janar 2026 | 18:32

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka reaguar ashpër ndaj vjedhjes të votave mes kandidatëve brenda partive.

    Ai në një postim në Facebook ka thënë se çfarë mund të pritet nga kandidati për deputet që vjedh votat e kandidatit tjetër nga po e njëjta parti, duke shtuar se “të njejtit, po u bënë deputetë, ta vjedhin edhe dheun nën këmbë!”.

    Postimi i tij:

    Çfarë mund të pritet nga kandidati për deputet që vjedh votat e kandidatit tjetër nga po e njejta parti?

    Zot na ruaj!

    Të njejtit, po u bënë deputetë, ta vjedhin edhe dheun nën këmbë!

    Paftyrësia s’paska fund!

    Si duket kjo prapësi paska filluar që moti, Turpi ju mbuloftë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!