×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Lotët e Krokodilit’ të Kosovës për Notre Dame – Ja çfarë iu bëjmë ne monumenteve tona

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 13:13

    Gati krejt kosovarët harxhuan dje kohën e tyre duke menduar e shprehur dhimbjen me faktin që një katedrale e vjetër rreth 850 vjet në Paris po digjej. E famshmja Notre Dame ktheu edhe një herë sytë e botës nga Franca.


    Në Kosovë rrjetet sociale u mbushen nga postimet dhe fotografitë e Katedrales së famshme.

    Si zakonisht edhe krerët e shtetit shprehen dhembjen për një ngjarje të tillë, aksidentale.

    Natyrshëm që një objekt si Notre Dame tejkalon kufijtë e Francës për nga pesha historike dhe e arkitekturës. Andaj edhe dhimbja nënkuptohet. Notre Dame do të rinovohet. Për këtë në Francë është ngritur në këmbë shteti dhe qytetarët.

    Kur e keni kujtuar Notre Dame dje, a ju ka rënë ndërmend se çfarë kemi bërë ne me trashëgiminë tonë kulturore?

    A keni menduar çfarë ka bërë shteti për të, çfarë keni bërë ju dhe çfarë kanë bërë të afërmit tuaj me objektet e trashëgimisë kulturore?

    Nëse përgjigjen e keni të mjegullt, një raport i detajuar tenton ta tregojë gjendjen se si e kemi trajtuar dhe si po e trajtojmë trashëgiminë kulturore.

    Organizata ‘Trashëgimia Kulturore Pa Kufij’ (ChWB) që vepron në disa vende, por edhe në Kosovë, ka hartuar një raport gjatë vitit 2016 e i cili tregon gjendjen e tmerrshme të trashëgimisë sonë kulturore, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Kosova ka Listën Mbrojtjes të Monumenteve por kjo nuk ka pasur efekt. Një analizë bërë 870 monumenteve të vjetra në Kosovë, del se qindra prej tyre janë në rrezik për tu rrënuar.

    “Nga numri total i aseteve të evidentuara, 139 prej tyre janë vlerësuar se janë në shkallë të lartë të rrezikshmërisë”, thuhet në raport. Ky raport përmban edhe fotografi dhe të dhëna të gjendjes së këtyre monumenteve nëpër Kosovë. /Reportei.net/

    Raportin më në detaje e gjeni: KËTU

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!