×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku: 14 milionë € humbje të Telekomit, me gjithë këto para do të kryheshin shumë punë

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 19:33

    Punësimet familjare të personaliteteve politike në Post Telekomin e Kosovës, ishin temat aktuale të këtyre ditëve.


    Lidhur me këtë temë, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar në një postim në Facebook se shpenzimeve të Kosovës, tani i janë shtuar edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit vetëm sivjet.

    Ndërsa, 200 milionë euro të shpërdoruara publikisht për një vit e gjysmë nga PAN, sa shumë gjëra do të viheshin në binarë me kaq para, ka theksuar Abdixhiku.

     

    Postimi i plotë i Abdixhikut:

    Në Kosovën e PAN-it:

    – 53 milionëve të Bechtelit;
    – 52 milionëve të ujit;
    – 49 milionëve të listave fallce;
    – 16 milionëve të rezervës shtetërore;
    – 10 milionëve të zv/ministrave me këshilltarë;

    I shtohen edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit vetëm sivjet. Punësimi familjar aty vazhdon.

    Gati 200 milionë euro të shpërdoruara publikisht për një vit e gjysmë PAN. Sa shumë gjëra do të viheshin në binarë me kaq para.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!