Vizita dy ditore, e paparalajmëruar, e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Kosovë, në agjendë parasheh edhe një takim të tij të përbashkët me krerët e opozitës në Kosovë. Lajçak, ateron të hënën pasdite në Prishtinë, derisa takimi me opozitarin parashihet nesër në mëngjes.
Por, kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku nuk do të shkojë nesër në takimin e thirrur në orën 10:15 në Zyrën e BE’së në Prishtinë. Në vend të tij, nga LDK’ja do të shkojë nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.
Këtë e ka konfirmuar vet Haziri në një bisedë për Gazetën Online Reporteri.net.
“Po. Nesër kam me taku”, ka konfirmuar shkurt Haziri.
Lajçaku takon nesër krerët e opozitës, pritet t’ua prezantojë draftin e BE-së për Asociacionin
Gazeta Online Reporteri.net ka marrë vesh se emisari i BE’së, në takimin e nesërm me opozitën kosovare parashihet t’ua prezantojë atyre draftin e ri “modern evropian” për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin sipas BE’së dhe Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti është pajtuar me të në Bruksel.
“Po presim me dëgju çka po sjellë në Prishtinë mandej mund të flas”, tha Lutfi Haziri i LDK’së, i pyetur nga Gazeta Online Reporteri.net, nëse është në dijeni për përmbajtjen e takimit të nesërm me Lajçakun.
“Po shpresoj se ndanë me ne më shumë nga procesi i dialogut”, shtoi nënkryetari i LDK’së.
Nga ana tjetër, sot, Ioanna Lachana nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i konfirmoi Gazetës Online Reporteri.net ardhjen e Lajçak në vizitë, të paparalajmëruar dy ditore, sot dhe nesër, në Prishtinë.
Pos opozitës, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, në Prishtinë pritet të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit. /Reporteri.net/.