×
  • Lajme
  • Botë

    Macron jep lajmin për gjetje të zgjidhjes: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria një hap afër hapjes së negociatave për anëtarësim në BE

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 15:42

    Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë arritur kompromis për kontestin për përmbajtjen e Korrnizës negociuese me të cilën Shkupi duhet të hap negociatat me BE-në, e rrjedhimisht edhe Shqipëria, pasi kjo e fundit kushtëzohej nga bllokimi që Bullgaria e bënte vendit fqinj. Këtë lajm sot nga Samiti i NATO-s në Madrit e konfirmoi presidenti francez Emmanuel Macron.

    Kontestit të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut sipas presidentit francez i është gjetur zgjidhje, dhe tani kanë mbetur vetëm edhe disa procedura.

    “Mendoj se kemi gjetur një kompromis për kontesin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi Kornizën e Negociatave të BE-së,” tha presidenti francez Emmanuel Macron në margjinat e Samitit të NATO-s në Madrid.

    Macron nuk ka dhënë detaje për kompromisin e mundshëm, por ka mundësi që ai të mos përfshijë një zgjidhje të shpejtë, por mënyrë që pala maqedonase të deklarohet për marrëveshjen pas konsultimeve me Kuvendin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!