×
  • Lajme
  • Botë

    Macron takon studentë shqiptarë në Beograd

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 22:06

    Presidenti i Francës Emanuel Macron, gjatë vizitës në Serbi, u takua edhe me një grup studentësh, mes të cilëve dy shqiptarë. 


    Rina Kadiri nga Rahoveci dhe Mikel Zito nga Vora, i treguan presidentit francez problematikat që hasin të rinjtë në Ballkan.

    Rina tha për ABC News Albania se i ka treguar presidentit Macron, por edhe atij të Serbisë Vuçiq për nevojën që kanë të rinjtë. Si shqiptare e Kosovës e ka pasur shumë me rëndësi përfaqësimin.

    Presidentët kanë premtuar mbështetje për projektet e tyre pasi rininë e shohin si një mjet pajtimi dhe bashkëpunimin si mënyrë. Vet Vuçiq u premtoj se do të shtoj buxhetin për këto ide pozitive në rajonin e trazuar të Ballkanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!