×
  • Lajme
  • Lajme

    Mafiozit italian i përgjohet telefoni, përmend lidhjet me ministrin kosovar

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 13:25
    Televizioni publik italian RAI ka publikuar një storje investigative rreth mafiozit italian Antonino Vadala, pjesë e nëntokës italiane ose klanit të njohur me emrin Ndrangheta, i cili akuzohet për trafikim me drogë.


    Hulumtimi i gazetares Maria Grazia Mazzola nuk përfundon vetëm me italianin. Rasti implikon edhe politikanë të lartë Sllovak përfshirë ish-kryeministrin sllovak Robert Fico.

    Vadala, i cili në Itali akuzohet për trafikim me drogë ka arritur që në Sllovaki të infiltrojë njerëz të tij në pozita të larta, më saktësisht të dashurën e tij si nëpunëse në Ministrinë e Brendshme dhe këshilltare të ish –Kryeministrit Fico.

    Gazetarja Mazzola duke folur për mediat është shprehur si kryeministri sllovak e ka mbajtur afër vetës Maria Trooskova’n afër vetes kur e ka ditur për lidhjet e saj me mafiozin Vadala.

    Sipas RAI, nga përgjimet bëhet e ditur se Vadala, që është pjesë e mafisë kalabreze, ka udhëtuar me aeroplan të Ministrit Kosovar, por ia përmendur emrin dhe pa dhënë detaje tjera.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!