×
  • Lajme
  • Lajme

    Mahmuti i kërkon sërish ballafaqim Dick Martit

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 11:12

    Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bardhyl Mahmuti, i ka kërkuar ballafaqim publik Dick Martyt rreth pikëpamjeve denigruese dhe akuzave monstruoze që Marty i bën në adresë të UÇK-së.


    Përmes një letre publike, Mahmuti ka treguar se si në tetor të 2018’ës i kishte dhuruar Martyt librin e tij, dhe i kishte bërë ftesë që të ballafaqohen pyblikusht në ndonjërin nga Universitetet e Zvicrës.

    Mahmuti thotë se Marty i kishte premtuar se sapo ta lexonte librin do të ballafaqohej me të, por siç thotë më nuk është lajmëruar.

    Kjo është letra e plotë publike e Mahmutit drejtuar Dick Martyt:

    Letër publike Dick Martyt

    Z. Marty,

    Më 31 tetor 2018, kur në librarinë “Payot” të Lozanë u bë përurimi i librit tuaj i titulluar “Une certaine idée de la justice- Tchétchénie-CIA-Kosovo-drogue” (Njëfarë ideje për drejtësinë – Çeçenia, CIA-Kosova-droga) ju dhurova librin tim dhe ju bëra ftesë që të ballafaqohemi publikisht në ndonjërin nga universitet e Zvicrës, në prani të studentëve dhe profesorëve të interesuar për këtë debat dhe ju propozova Universitetin e Gjenevës, për shkak se, paraprakisht, kisha biseduar me Albana Krasniqin Malajn, drejtoreshën e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, e cila është e gatshme të sigurojë mbajtjen e këtij debati.

    Ju e pranuat ftesën time dhe deklaruat në prezencën e personaliteteve që kishin ardhur për përurimin e librit tuaj se do të pranoni ballafaqimin sapo të lexoni librin tim.

    Të njëjtën gjë e keni pohuar edhe gjatë përurimit të librit në Friburg të Zvicrës si përgjigje në pyetjen e një të pranishmi.

    Deri tani nuk ju kam shqetësuar për arsye se kam dashur t’ju lë kohën e nevojshme për ta lexuar librin tim. Kanë kaluar më shumë se pesë muaj nga premtimi juaj publik dhe e shoh si moment korrekt që t’ua rikujtoj këtë.

    Shpresoj se keni pasur mundësinë që të ndani kohën e mjaftueshme nga agjenda juaj e ngarkuar për të lexuar librin tim dhe do të caktoni datën kur ju konvenon që të bëhet ballafaqimi rreth divergjencave thelbësore që karakterizojnë librat e ne të dyve lidhur me luftën në Kosovë.

    Me respekt

    Bardhyl Mahmuti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!