Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas situatës me vërshimet.
Kastrati tha se reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar shumë dëme.
“Komuna e Malishevës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, të cilat kanë shkaktuar shumë dëme dhe kanë shqetësuar qytetarët të cilët gjatë natës dhe ditës së sotme kanë përjetuar një ndjenjë jo të mirë”, tha ai.
Ai tha se kanë kontaktuar edhe me institucionet qendrore, përfshirë Agjencinë për Menaxhim Emergjent.
Edhe Juniku ka shpallur gjendje emergjente pas vërshimeve./Reporteri.net