×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonia e Veriut e gatshme të ndihmojë në dialogun Kosovë-Serbi, siguron kryediplomati Osmani

    Reporteri
    26 Shtator 2022 | 16:23

    Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndihmojë në dialogun ndërmjes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë kryediplomati shqiptar i RMV-së, Bujar Osmani, raportoi televizioni serb N1, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Osmani lajmëroi se ka zhvilluar takime me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe emisarin sllovak të angazhuar me çështje të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    “Biseduam me Escobar-in dhe Lajçak-un rreth sfidave të rajonit në lidhje me zhvillimet e reja në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe e dini se ka zhvillime të reja dhe se një agjendë intenzive pritet në kohët në vijim”, ka thënë Osmaniu në konferencë për shtyp të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

    Maqedonia e Veriut si “fqiu i parë i Kosovës dhe Serbisë”, tha Osmani, “është e interesuar se si do të shpaloset [dialogu] dhe çfarë mund të shkaktojë”.

    “Prandaj, takimet me të dy, me Escobar dhe Lajcak, ishin tejet të rëndësishme për të kuptuar hollësitë, dhe, sigurisht, për të kontribuar në stabilitetin rajonal në procesin e tejkalimit të dallimeve në rajon”, ka thënë mes tjerash Bujar Osmani.

    Osmani muaj më parë kishte bërë thirrje edhe që Kosova të bëhet pjesë e platformës për bashkëpunim ekonomik rajonal “Open Balkan”, përçka ishte shprehu se Maqedonia e Veriut do të garantonte pjesëmarrjes e barabartë të Kosovës.

    Po të ishte në dëm të Kosovës kjo iniciativë, ishte shprehur Bujar Osmani, Maqedonia e Veriut nuk do të qëndronte asnjë në minutë në të./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!