×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja për burgjet me Kosovën, vendi nordik ka një mesazh për të dënuarit: E ardhmja juaj nuk është në Danimarkë

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 10:28

    Autoritetet shtetërore të Danimarkës, pas arritjes së marrëveshjes me autoritetet në Kosovë për marrjen me qira të disa qelive të burgjeve në Kosovë, u kanë dërguar një mesazh atyre që ia mësyjnë këtij vendi dhe të cilët shkelin ligjet atje.

    Mesazhi i autoriteteve daneze ka ardhur përmes një deklarate të publikuar përmes së cilës është bërë e ditur se Ministria e Drejtësisë e Danimarkës dhe ajo për Bashkëpunim Zhvillimor kanë nënshkruar të hënën deklaratat politike për marrjen me qira të qelive të 300 burgjeve në Kosovë.

    “Ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup dhe ministri për Bashkëpunim Zhvillimor, Flemming Møller Mortensen kanë nënshkruar sot deklaratat politike në Kosovë, të cilat përfshijnë marrjen me qira të 300 burgjeve dhe një përkushtim zhvillimor në transformimin e gjelbër, të drejtat e njeriut dhe demokracinë”, është thënë në fillim të komunikatës.

    Sipas njoftimit, takimi u mbajt në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Dhe lidhur me këtë marrëveshje, ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup, ka thënë se kjo do të jetë një marrëveshje novatore që do të krijojë hapësirë konkrete në burgjet e Danimarkës dhe do të lehtësojë presionin mbi oficerët atje.

    Veç kësaj, ka shtuar ai, “në të njëjtën kohë kjo u dërgon gjithashtu një sinjal të qartë shtetasve të vendeve të treta të dënuar me dëbim: E ardhmja juaj nuk është në Danimarkë, dhe për këtë arsye nuk do të qëndroni këtu”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!