×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja Serbi-Rusi, Viola Von Cramon: Ky është skandal i rëndë, sinjal për BE’në

    Reporteri
    24 Shtator 2022 | 22:14

    Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon përmes nje postimi në Twitter, ka reaguar për marrëveshjen Serbi-Rusi.

    Cramon, e ka quajtur “skandal të rëndë” marrëveshjen mes dy shteteve, derisa ka shkruar se, në mes të luftës, Serbia nënshkruan me agresorin.

    Tutje, ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërprerjes së negociatave me Serbinë.

    “Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, @MFASerbia ?? nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me agresorin ??. Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit ?? pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!