×
  • Lajme
  • Lajme

    “Marrëveshje e pjesshme që nyjëzohet tek Asociacioni” – PSD kundërshton dakordësimin për letërnjoftime me Serbinë

    Reporteri
    30 Gusht 2022 | 13:59

    Legalizim të dokumenteve ilegale të vulosura nga Serbia e quajti dakordësimin e fundit mes Kosovës dhe Serbisë për pranim të ndërsjellë të letërnjoftimeve, e majta socialdemokrate në një aksion të zhvilluar pranë Qeverisë së Kosovës, transmeton “Reporteri.net”.

    “Letërnjoftimet në fjalë e trajtojnë Kosovën si pjesë të brendshme të Serbisë”, konstaton PSD-ja, derisa pyet se “a nuk është ky cënim dhe degradim?”.

    Këto marrëveshje, sipas tyre, “të pjesshme”, PSD thotë se “nyjëzohen tek Asociacioni”.

    “Prej deklaratave që nuk do të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës e deri te pozicioni që njeh dokumentet ilegale është kapërcim i madh”.

    Kjo, sipas tyre, është “zhvillim dramatik”, dhe “kompromis i fshehur”.

    “Deklarata publike nga Kurti, Bislimi dhe Konjufca se nuk bëhet fjalë për Asociacion, kur bisedohet me Serbinë, i mori uji. Pozicioni i Kosovës kundër Asociacionit po tretet. Mbase kurrë nuk paska qenë. Dhe krejt kjo në emër të normalizimit të marrëdhënieve”.

    Në këtë kontekst, gjithnjë sipas PSD-së, “po normalizohet mosnjohja”.

    “Zhurma e festës së propagandës nuk mund as t’i kompensojë, as fsheh humbjet”, konludon PSD.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!