×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, Cakolli: Deputetët nuk mund të marrin asnjë vendim deri më 8 gusht

    Reporteri
    24 Korrik 2025 | 22:05

    Eugen Cakolli nga KDI ka shkruar për masën e parakohshme të Gjykatës Kushtetuese.

    Kushtetuesja ndaloi deputetëve të marrin veprime në Kuvend nga 27 korrik deri më 8 gusht.

    Fillimisht do të konsumohen ditët e fundit të afatit 30-ditor.

    “Gjykata Kushtetuese ka vendosur, sipas detyrës zyrtare, masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela (27 korrik) deri më 8 gusht. Pra, Kuvendi do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30 ditor, por nuk do të mund të marrë asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK”, tha Cakolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!