×
  • Lajme
  • Lajme

    MAShT: Periudha e parë e vitit shkollor përfundon me 30 dhjetor 2021, e dyta fillon me 10 janar 2022

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 14:42

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se periudha e parë e vitit shkollor 2021/2022, përfundon me 30 dhjetor 2021, pra pushimi dimëror fillon me 31 dhjetor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, periudha e dytë e këtij viti shkollor fillon më 10 janar 2022.

    Duke qenë se është duke u zbatuar vendimi për kompenzimin e 18 ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me pandeminë, edhe datat 28, 29 dhe 30 dhjetor (ditë të pushimit dimëror sipas Kalendarit shkollor), do të jenë ditë mësimi.

    Rikujtojmë se kompenzimi i ditëve të humbura të mësimit po bëhet sipas rekomandimeve nga Task-forca në nivel të MAShTI-t, ku përfaqësohen të gjitha institucionet relevante si: IKShPK, SBAShK, Këshilli i Prindërve dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!