×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 19 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dozën e tretë dhe përforcuese të vaksinës antiCOVID

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 23:20

    Mbi 17 mijë persona në Kosovë kanë marrë tashmë edhe dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID në Kosovë, ndërkaq së bashku me mbi 2 mijë të tjerë që kanë marrë dozën e tretë, ky numër shkon në mbi 19 mijë e 500 doza.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm për ditën e sotme janë administruar rreth 2 mijë 800 doza të vaksinës anti-COVID.

    Ndërkaq, numri i rasteve të reja me coronavirus po shkon duke u rritur.

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, gjatë vizitës në qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë, dy ditë më parë, u bënë thirrje qytetarëve për të marrë dy dozat e para të vaksinës pa vonesë.

    Ndërsa, qytetarëve që i kanë marrë dy dozat e para, u bënë thirrje që të marrin doza përforcuese posa të kalojnë 3 muaj nga marrja e dozës së dytë.

    Në raportimin e fundit, bazuar në të dhënat e MSH-së, në Kosovë janë 997 raste aktive me coronavirus.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 144 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë.

    Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 kishte marrë vendim që ng data 09.12.2021 të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.

    Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.

    Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!