×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja: Policia ka ofruar garanci për lirimin e Thaçit

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 12:40
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

    Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrese ka renditur argumente për lirimin në arrest shtëpiak të Thaçit, shkruan Reporteri.net.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar dje ka kundërshtuar garancinë e Policisë së Kosovë për lirimin me kusht ndaj presidentit Hashim Thaçit, i cili po mbahet në Hagë.

    Në shkresën e fundit që mban datën 30 nëntor, e avokatit Gregory W.Kehoe përmendet edhe garancia dhënë nga Policia e Kosovës dhe garancitë e vendeve të treta. Mbrojtja ka theksuar se Thaçi mund të lirohet sipas kushteve që i konsideron të nevojshme Gjykata e Procedurës Paraprake.

    Derisa janë renditur shumë arsye, mbrojtja ka kërkuar që të thirret seancë dëgjimore për t’i dëgjuar pikëpamjet e Policisë së Kosovës për realizueshmërinë e lirimit të Thaçit në arrest shtëpiak, pikëpamjet e qeverive të treta për lirimin e Thaçit në territoret e tyre përkatëse, pikëpamjet e palëve dhe të urdhërojë lirimin e përkohshëm të Thaçit në kushte të tilla që konsiderohen të përshtatshme.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte akuzuar më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për krime lufte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!