Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një aksion të përbashkët me Policinë ka mbyllur dy klube të natës gjatë mbrëmjes të së enjtes në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për njërën nga diskotekat që operonte në objektin e Hotel Grandit dhe te Pallati i Rinisë.
“Ekipet inspektuese së bashku me njësitë policore kanë intervenuar. Së pari janë zbrazur, pastaj janë gjobitur dhe mbyllur”, tha ai për klankosova.
Tutje, Thaçi ka thënë se gjatë ditës së sotme dhe në dy ditët e ardhshme do të ketë inspektime edhe më të ashpra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.