Italia do të rikthehet në krye të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.
Detyra e komandantit të ardhshëm të forcës shumëkombëshe të Aleancës së Atlantikut të Veriut i është besuar gjeneralmajorit Roberto Vergori, oficer i Ushtrisë Italiane me eksperiencë të gjerë në njësitë ajrore dhe në operacionet ndërkombëtare.
Ceremonia e transferimit të komandës do të zhvillohet më 14 tetor, në orën 11:00, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.
Gjatë këtij ceremoniali, gjeneralmajori i Ushtrisë turke Özkan Ulutash do t’ia kalojë përgjegjësinë gjeneralmajorit të Ushtrisë italiane Roberto Vergori.
Ngjarja do të drejtohet nga admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




