Albulena Haxhiu është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Pro zgjedhjes së saj në këtë pozitë kanë qenë 66 vota, 44 kundër dhe 8 abstenim.
“Për kanë votuar 66 deputetë, 44 kundër dhe tetë abstenim”, deklaroi kryesuesi Avni Dehari.
Haxhiu ishte propozuar për këtë pozitë edhe në legjislaturën e kaluar, por që asnjëherë s’kishte arritur të merrte mbi 57 vota, çka kishte shkaktuar edhe krizën institucionale meqë VV nuk hiqte dorë nga emri i saj.
Kryeparlamentar më pas ishte zgjedhur Dimal Basha./Reporteri.net