Nga ushqimi juaj i preferuar deri te gjërat që ndoshta nuk e dinit se mund t’i porosisni, Wolt sjell shumë prej gjërave që ju duhen në një aplikacion të vetëm.
Ju duhen lule për dikë të veçantë? Kufje të reja, një libër për udhëtimin e radhës, diçka për kafshët tuaaj apo një produkt nga barnatorja? Të gjitha këto mund t’i gjeni në një vend – në aplikacionin Wolt.
Wolt nuk është më vetëm për të porositur ushqim nga restorantet tuaja të preferuara. Në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan, pjesë e platformës janë bërë edhe supermarkete, dyqane të teknologjisë, barnatore, librari, dyqane lulesh, dyqane për kafshë dhe shumë biznese të tjera lokale.
Ja 10 gjëra që ia vlen t’i kërkoni herën tjetër kur ta hapni aplikacionin e Wolt në telefonin tuaj:
1. Supermarketi në xhepin tuaj – Ju mungon një përbërës për darkë apo po ju vijnë mysafirë? Mund të porosisni perime të freskëta, mish, ushqime të ndryshme, pije dhe produkte të tjera të përditshme, direkt në derën tuaj.
2. Vitamina dhe produkte për kujdesin personal me një klikim – Nga vitaminat dhe suplementet deri te produktet për sport, kujdes personal dhe ndihmë të parë, shumë produkte që ju duhen çdo ditë mund t’i gjeni edhe në Wolt.
3. Kablloja që ju duhet – Ju duhet një mbushës telefoni, kabllo apo ndonjë pajisje tjetër teknologjike? Dyqanet e teknologjisë në Wolt ofrojnë nga aksesorët e vegjël dhe pajisjet smart deri te pajisje të ndryshme për shtëpi.
4. Lule të freskëta nga dyqanet lokale – Për ditëlindje, përvjetor apo thjesht për të surprizuar dikë, mund të porosisni lule të freskëta dhe dekorime nga dyqanet lokale dhe t’ia dërgoni direkt personit që dëshironi.
5. Nuk dini çfarë dhurate të zgjidhni? Lëreni personin të zgjedhë vetë – Me një Wolt Gift Card, miqtë, familjarët apo kolegët mund të zgjedhin vetë atë që dëshirojnë. Një zgjidhje e thjeshtë për ditëlindje, festa apo momente të tjera të veçanta.
6. Një pajisje për hobin tuaj të ri – Po mendoni të provoni diçka të re si krijues i përmbajtjes online? Në dyqanet e teknologjisë në Wolt në Kosovë mund të gjeni edhe dronë. Qoftë për një hobi të ri apo si dhuratë për dikë që e do teknologjinë dhe natyrën, ka shumë më tepër për të zbuluar sesa vetëm aksesorët e zakonshëm.
7. Diçka edhe për mikun tuaj me katër putra – Ushqim, shpërblime, lodra dhe aksesorë për kafshët mund të vijnë gjithashtu direkt në derën tuaj. Edhe kafsha juaj mund ta ketë të preferuarën e vet në Wolt.
8. Një copëz simbolike e Kosovës – Po kërkoni një dhuratë lokale për një vizitor apo për një mik që jeton jashtë vendit? Në Wolt mund të gjeni suvenire, pinsa, dhurata dhe produkte të tjera të frymëzuara nga Kosova dhe kultura e saj.
9. Gjërat që ju duhen për shkollë dhe zyrë – Nga fletoret dhe lapsat deri te materialet për shkollë dhe zyrë, mund t’i porosisni edhe ato gjëra të vogla që zakonisht na mungojnë pikërisht kur na duhen më së shumti.
10. Edhe libri juaj i radhës mund të vijë te dera – Po kërkoni librin e radhës apo një dhuratë për dikë që i do librat? Shikoni libraritë që janë në Wolt, zgjidhni titullin dhe porositeni direkt në derën tuaj.
Rreth Wolt
Wolt është kompani teknologjike me seli në Helsinki, me misionin për të sjellë më shumë lehtësi, kënaqësi dhe mundësi për të ardhura në komunitetet në mbarë botën. Wolt zhvillon një platformë të tregtisë lokale që lidh njerëzit që dëshirojnë të porosisin ushqim, produkte nga supermarketet dhe mallra të tjera, me bizneset që i shesin ato dhe partnerët që i dërgojnë. Në Kosovë, Wolt aktualisht operon në katër qytete, duke lidhur konsumatorët me restorante, dyqane dhe biznese të tjera lokale përmes platformës së saj. Wolt është themeluar në vitin 2014 dhe në vitin 2022 iu bashkua DoorDash (NASDAQ: DASH). Sot, DoorDash operon në më shumë se 40 vende të botës.
Më shumë informacione mund të gjeni në faqen zyrtare të Wolt.