×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Cirku

    Me votat e PDK-së dhe AAK-së, Dimal Basha zgjedhet kryetar i Kuvendit

    Reporteri
    26 Gusht 2025 | 11:25

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota. 

    Ai ka marrë edhe votat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga PDK-ja për Bashën nuk votuan veç deputetët Ganimete Musliu, Nait Hasani, Fadil Demaku e Rashit Qalaj, Ferat Shala, Ariana Musliu-Shoshi, Elmi Reçica e Arbnora Salihu.

    Ndërsa, nga AAK-ja ai nuk ka marrë votën e deputetes Time Kadriaj.

    Propozimin e Bashës e bëri deputetja dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Pas propozimit, kryesuesi i seancës e hodhi në votim këtë propozim.

    Basha mori 73 vota për, kundër ishin 30 dhe 3 kanë abstenuar.

    Avni Dehari konstatoi se Kuvendi zgjodhi për kryetar të këtij institucioni, deputetin Dimal Basha.

    Dimal Basha u propozua edhe në seancën e kaluar, por nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.

    Zgjedhja e Dimal Bashës shënon zhbllokimin e ngërçit politik e krizës institucionale.

    Tash e sa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit partitë nuk gjenin konsensus për konstituimin e Kuvendit./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!