×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: Beteja për dominim në Evropë vendoset në Kosovë

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 12:16

    Beteja për pushtet mbi Evropën po bëhet midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe qendra ku flaka mund të ndizet do të jetë Kosova, shkruan sot gazeta serbe “Blic”.


    Sipas kësaj gazete, të dy fuqitë kanë qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket çështjes së Kosovës, transmeton Reporteri.net.

    Për Gjermaninë, Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka diskutim të mëtejshëm mbi temën e ndryshimit të kufijve, shkruan gazeta duke kujtuar se këtë mesazh ia dërguan edhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dy ditë më parë përfaqësuesit e Bundestagut gjerman Peter Bajer dhe Christian Schmitt.

    Sipas gazetës Gjermania dhe Amerika po veprojnë në inat të njëra-tjetrës. Çfarëdo që kancelarja gjermane Angela Merkel thotë, SHBA e kundërshton dhe e kundërta. Kjo është arsyeja pse, sipas gazetës, është e qartë se të dy fuqitë botërore janë duke luftuar për dominim në këtë pjesë të Evropës dhe të dy dëshirojnë të marrin kredi për arritjen eventuale të një marrëveshje. “Ndërsa gjermanët ishin të rreptë, Amerika do të mbështeste një zgjidhje të re. Për Uashingtonin, shkëmbimi territoreve do të ishte marrëveshja ideale”, shkruan Blic, transmeton Reporteri.

    Ndërkohë që duke cituar burime diplomatike në Berlin, gazeta shkruan se SHBA nuk ka bërë asgjë për të detyruar Prishtinën të tërheqë vendimin për taksën ndaj mallrave serbe. Përveç kësaj, shton ai, Shtetet e Bashkuara dëshirojnë një rritje taksash për të përdorur tregtinë me Serbinë kur të vijë koha.

    Zëvendës / Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ditë më parë tha se  është “koha e fundit” për t’u arritur një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përkujtoi mesazhin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump se negociatorët duhet të përdorin këtë “mundësi historike” për të arritur një marrëveshje.

    Duke pasur parasysh se Parlamenti Evropian do të shpërbëhet  më 16 prill, “Blic” thotë se kanë mbetur 11 ditë për t’u arritur një marrëveshje dhe se aktualisht është e vështirë të besohet se ajo do të ndodhë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!