×
  • Lajme
  • Lajme / Analizë

    Mediumi ukrainas: Anëtarësimi i Kosovës në KiE humbje për Serbinë

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 17:44

    Mediumi ukrainas “European Pravda” në versionin e saj të gjuhës angleze, ka publikuar një shkrim rreth votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Sipas këtij mediumi, edhe serbët publikisht e kanë pranuar se kanë pësuar humbje në këtë betejë dhe parashikojnë se ftesa zyrtare për anëtarësim në KiE do të vijë jo më pak se një muaj, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Ky vendim do të shpjerë te pasojat e fuqishme, por nuk ishte befasi, ashtu siç shkruan Sergiy Sydorenko, redaktor i European Pravdas në opinionin e tij: “Serbia është e izoluar në Evropë. Vendimi për KiE e tregon këtë”.

    “European Pravda” shkruan se për Beogradin, 16 prilli ishte ditë e humbjes politike, të cilën autoritetet serbe me sukses e kanë shtyrë për disa vjet, por kanë dështuar ta bëjnë këtë në dy vitet e fundit.

    “Për serbët, Kosova e njohur pjesërisht, ka rëndësi simbolike, historike dhe mitologjike. Supozohet se ortodoksia serbe ka prejardhjen nga manastiret në territorin e Kosovës”, shkruan European Pravda.

    “Është njëfar lloji i analogjisë për tezën ruse; ‘kievi është nëna e qyteteve ruse’ dhe për këtë arsye…’”, shkruan mediumi ukrainas.

    Disa shtete, sipas European Pravdas, nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, shumica sepse kanë problemet e veta separatiste. Me që ra fjala, edhe Ukraina nuk e njeh Kosovën”, shkruan Pravda. “Kosova u bllokua nga organizatat ndërkombëtare për këtë arsye”, shkruan ky medium.

    Procesi për anëtarësim nisi pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurtin e vitit 2022.

    “Atëherë, kur rusët u dëbuan nga Këshilli i Evropës, Kosova aplikoi në Strasburg, dhe nisi procesi”, shkruan European Pravda.

    “Dhe serbët, të cilët janë varur nga përkrahja e rusëve, e gjetën veten në një realitet të ri”.

    Dokument i KiE thekson direkt se edhe statusi i Kosovës është duke ndryshuar.

    “Sepse Këshilli i Evropës si organizatë, nga momenti kur është ftuar Kosova, duhet të pushojë politikat e saj neutrale” dhe kjo është, njohja e sovranitetit të saj.

    European Pravda shkruan se pavarësisht se Ukraina nuk e njeh Kosovën, nën kornizën e Këshillit të Evropës, do t’i duhet të komunikojë me Kosovën edhe në nivelin diplomatik.

    “Gjithçka do të qartësohet pas takimit të Komitetit të Ministrave më 16-17 maj në Strasburg, kur edhe do të merret vendimi përfundimtar. Fati nuk do të vendoset vetëm për Serbinë, por edhe për Ukrainën”, shkruan Pravda

    “Në anën tjetër, kur zgjedh partner, ka më shumë kuptim që Ukraina të përkrahë kosovarët, të cilët e përkrahën gjatë agresionit rus dhe madje dërguan ndihma ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës, sesa qeverinë pro-ruse të Serbisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!