Kryeministri në detyrë Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka folur për incidentin në Skenderaj mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit.

Ai tha se ky i fundit është sulmuar me grushte dhe është goditur në kokë teksa po pinte kafe.

“Teksa po bëheshim gati për mbledhjen e sotme të qeverisë, na erdhi lajmi që kryetari i qendres së VV-së në komunën e Skenderajt, Hysni Mehani u sulmua me grushte dhe u godit në kokë me gotë teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistët e tjerë. Qeveria e dënon këtë sulm qyqar e të papranueshëm që shpërfaq mendësinë banditeske”

Reklamë

“Veprimet e tilla nuk na trembin e nuk na shtyejnë të tërhiqemi nga gara politikke në asnjë qytetet. NGa kjo mbledhje u bëjmë thirrje organeve të rendit e drejtësisë që me urgjencë të ndërmarrin veprimet e nevojshme për këtë sulm” tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

/Reporteri.net/