×
  • Lajme
  • Art/Kulturë

    Memli Krasniqi për vdekjen e poetit Bajraj: Sa e vështirë të gjej fjalë për të shprehur dhembjen time

    Reporteri
    22 Qershor 2022 | 21:26

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së poetit të famshëm kosovar që jetonte e vepronte në Meksikë, Xhevdet Bajraj, duke thënë se e ka të vështirë të gjej fjalë për të shprehur dhimbjen, shkruan Reporteri.net.

    Krasniqi ka thënë se poetin e kishte familjar, por edhe mik të veçantë që nga fëmijëria.

    “Xhevdetin e kisha familjar, por, me shume se kaq, e kisha mik te vecante qe nga femijeria. Ishte njeri i mire, i dashur e i durueshem, i vemendshem e i kujdesshem. Reflektone qetesi e dashamiresi per secilin, gjithmone.

    Ne vitet ’90, kam kaluar dite te tera ne shtepine e tij familjare ne Rahovec, duke degjuar qindra rock albume ne pllaka gramafoni nga kolekcioni i tij dhe i vellaut te tij, Fadilit, e duke biseduar per muzike, poezi, politike e gjithcka. Kam shume kujtime me te dhe te gjitha te mira, sic ndodh rrallehere me ndoke”, ka shkruar Krasniqi.

    Ndryshe, sot ka vdekur poeti me famë edhe jashtë Kosovës, Xhevdet Bajraj.

    Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

    “Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit iu lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

    Poeti Bajraj ka lindur në vitin 1960. Ai është nga qyteti i Rahovecit, ku e ka kaluar edhe një pjesë të jetës së tij. Në kohën e luftës në Kosovë, ai u largua për në Meksikë, ku jetoi dhe veproi deri në ditët e fundit të jetës së tij.

    Bajraj ka disa botime me poezi në gjuhën shqipe dhe atë spanjolle, e cila është gjuhë edhe e Meksikës ku ai jetoi për më shumë se dy dekada. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!