×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtarët të kënaqur me linjen e re të autobusit Prishtinë-Aeroport

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 17:49

    Nga sot është lëshuar në qarkullim linja e re nga Trafiku Urban, nga Prishtina në Aeroportin “Adem Jashari”, e cila do jetë e përditshme.


    Ata që udhëtojnë shpesh drejt Aeroportit e vlerësojnë se tejet të nevojshme lëshimin në qarkullim të kësaj linje.

    “Jam udhëtar i shpeshtë dhe shfrytëzoj Aeroportin e Prishtinës pothuajse çdo javë. Kjo iniciative e Komunës së Prishtinës është e mirëseardhur dhe ka qenë dëshirë e kamotshme e bashkatdhetarëve tanë që udhëtojnë përmes Aeroportit të Prishtinës”, ka deklaruar Naim Shabani për RTV Dukagjinin, shkruan Reporteri.net.

    Për lëshimin e kësaj linje ka folur edhe një turist që kishte ardhur në Kosovë.
    “Unë jam duke shkuar në Budapest, sot isha në Prizren e pash në dritaren e autobusit që ishte linjë për aeroport. Për çmimin është normale, për mua së paku kjo pasi që taksi është më shtrenjtë”, deklaroi një turistë i huaj.

    Kujtojmë se kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot zgjodhi udhëtimin në linjën e parë të autobusëve nga Prishtina për në Aeroportin “Adem Jashari” ta bëjë bashkë me fëmijët e tij, ndërsa tregoi edhe planin se si do të mbulohet linja e re.

    “Tash e kemi edhe mundësinë si trafik urban. I kemi autobusët, por mund të marrim edhe autobusë të rinj apo të marrim me qira nëse është e nevojshme për këtë linjë”, deklaroi Ahmeti.

    Nga qendra e Prishtinës, do të ketë linjë të përditshme dhe çdo orë, duke filluar nga ora 3 e mëngjesit deri në orën 22:00 Bilat për një drejtim, kushton 3 euro.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!