×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet kush do të jetë i burgosuri i parë nga Danimarka në Kosovë

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 23:30

    Një pirat mund të jetë i burgosuri i parë që do të vijë nga Danimarka në Kosovë, nëse i njëjti shpallet fajtor.

    Këtë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hækkerup, i cili tha se ai do të ndiqet penalisht.

    “Supozimi ynë është se ne nga ana e prokurorisë kemi një çështje të arsyeshme dhe se ai do të ndëshkohet”, ka thënë Hækkerup, shkruajnë mediat daneze.

    Në rast se shpallet fajtor, pirati mund të bëhet i burgosuri i parë nga Danimarka që vuan dënimin në Kosovë, pasi të dyja vendet tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për të përdorur objektin e burgut të Gjilanit.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka ofruar gatishmërinë e saj që të japë në dispozicion të Mbretërisë së Danimarkës kapacitete të burgut në Kosovë për 300 vende për të burgosurit nga Danimarka për të cilën gjë Ministria e Drejtësisë e Mbretërisë së Danimarkës është pajtuar që të paguajë një tarifë vjetore prej 15,000,000 € në vit për një periudhë fillestare pesë vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një periudhë tjetër pesë vjeçare, shkruan Reporteri.net.

    epublika e Kosovës nga kjo marrëveshje përfiton 210 milionë euro, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme do të dedikohen për investime kapitale, gjegjësisht për energji të ripërtëritshme, po ashtu do të fitojë përvojën daneze në menaxhimin e burgjeve, trajnime për stafin e Shërbimit Korrektues. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!