×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësuesi në Kamenicë rrah drejtorin e shkollës

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 14:51

    Dje në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë të Kamenicës, një mësues ka rrahur drejtorin e shkollës pas një mosmarrëveshje, shkruan Reporteri.net.

    Në raportin e policisë thuhet se dyshja kishte një mosmarrëveshje në korridor, e më pas në lokalin e punëtorëve teknik, që përfundoi me përleshje fizike.

    “Me 12 mars 2019, rreth orës 11:23, ankuesi drejtor i shkollës fillore “Rexhep Mala” , në fshatin Topanicë , komuna Kamenicë raporton, policisë së Kosovës në Kamenicë se pas një mosmarrëveshje qe kishte në korridorin e shkollës , e me pas në lokalet e punëtorëve teknik është sulmuar fizikisht nga njëri prej mësuesve të kësaj shkolle, me ç ‘rast ai ka pësuar lëndim të lehtë trupor sipas raportit mjekësor. Rasti procedohet në PTH”, ka njoftuar policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!