×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësuesja Xufe Gashi ka nevojë për ndihmë për shërimin e kancerit

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 23:15

    Mësuesja Xufe Gashi nga Kijeva, por e martuar në qytetin e Obliqit, deri para një viti bënte jetë normale dhe ishte e lumtur me familjen e saj.


    Por kjo ndryshoi papritmas kur ajo mori lajmin që nuk dëshiron ta marrë asnjë grua, pra diagnostifikimi me kancer. Kështu Xufa u detyrua të lë vetëm tre fëmijët e saj, Argjirën, Artasin dhe Lorikun dhe bashkëshortin, por jo vetëm, por edhe nxënësit e saj të shkollës “Ibrahim Rugova” në Obiliq për të marrë rrugën drejt Austrisë për t’u kuruar. Atje ju nënshtrua një operacioni.

    Përkundër kësaj Xufa vazhdon ta ketë gjendjen e rëndë dhe vazhdon të jetë e shtrirë prej më shumë se gjashtë muajsh në një nga spitalet e Vienës.

    Mësuesja duhet urgjentisht t’i nënshtrohet operacionit të dytë. Por për ta kryer këtë operacion i duhet shuma në vlerë prej 70 mijë euro. Kjo shumë të hollash është e përballueshme për familjen, andaj ka nevojë për ndihmën e të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë.

    Labinot Gashi nga Kijeva, vëllau i Xufes ka një lutje për të gjithë shqiptarët.

    Thotë se do u jetë mirënjohës gjithë jetën kushdo që kontribuon aq sa kanë mundësi që të mbledhet shuma e nevojshme që motra e tij t’i nënshtrohet operacionit.

    “U bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve përmes portalit tuaj të kontribuojnë aq sa kanë mundësi, pasi shuma prej 70 mijë eurosh është e papërballueshme për familjen. Çdo ndihmë ka vlerë të madhe për shëndetin e motrës sime pasi do siguroheshin paratë më shpejt dhe ajo t’i nënshtrohej sa më parë operacionit të dytë dhe ngadalë dhe ngadalë t’i përmirësohet shëndeti dhe t’i kthehet së pari familjes, tre fëmijëve të saj, e më pas edhe nxënësve”, thotë Labinoti për Reporteri.net.

    Ai beson që bashkatdhetarët të cilët çdo herë ndihmojnë njerëzit në nevojë që janë në Kosovë edhe këtë rast do të tregohen solidar, por jo vetëm ata por të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.

    Më poshtë keni të dhënat se në cilat banka mund të ndihmoni:

    NR. I XHIROLLOGARISË PËR KOSOVË:
    BANKA NLB.
    EMRI: XUFE GASHI.
    NR I XHIROLLOGARISË: 1712100012268995.
    NR I XHIROLLOGARIS PER AUSTRI
    BANKA: BAWAG PSK
    EMRI: XUFE GASHI.
    NR I XHIROLLOGARISË: AT816000010410029478

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!