×
  • Lajme
  • Lajme

    “M’i gjej katër dëshmitarë katolikë kundër Hashim Thaçit”, mërgimtari rrëfen bisedat e pretenduara me ‘njeriun e afërt’ të Kryeministrit Kurti

    Reporteri
    07 Gusht 2023 | 14:29

    Ndue Gjinaj, mërgimtar nga Gjermania pretendon se ka zhvilluar disa biseda me Ridvan Muharremin, biznesmenin që konsiderohet i afërt me Kryeministrin Albin Kurti, i cili dyshohet të jetë përfshirë në skandalin e qeverisë për rezervat shtetërore.

    Në një intervistë dhënë për Gazetën Nacionale, Gjinaj pretendon se Ridvan Muharremi, i ka kërkuar të gjejë “katër dëshmitarë katolikë” për të dëshmuar në Tribunalin e Hagës kundër ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Kur kemi qenë në Shqipëri, Ridi një temë shpesh ma ka përmend. Më thojke ju besimtarë katolikë jeni më besnikë…Por, unë e kuptova vonë pse e thoshte”, nis e shtjellon Gjinaj. “Më tha: a mundesh me i marrë do dëshmitarë katolikë, tha se prokuroria dhe shteti i Evropës dhe bota ju beson më shumë katolikëve…Më tha, që unë me marrë dëshmitarë katolikë kundër Hashim Thaçit”, ka treguar ai, ndërsa ka shtuar se atij i kishte thënë që “kush del kundër Thaçit është tradhtar”.

    Gjinaj, tregon se “Ridin” siç e quan ai, e kishte njohur përmes dhëndrit të tij (Ridvanit), e atë e kishte njohur përmes kushëririt të vet, teksa thotë se derisa kishin biseduar për disa shtëpi, kishin folur edhe për çështjen e vajit.

    “U takova me Ridin në Shqipëri, hëngrëm darkë me ta gati 6-7 orë dhe dolëm te tema e vajit. Ridi më tha “Unë i kam afër 300 mijë euro që mi ka dhënë Albini. Guxoj m’i shfrytëzu qato pare, më tha e kam shokë, flen tek unë, takimet e fshehta e ka ekstra vendin, liftin ja kom ndreq ekstra”, u shpreh Gjinaj.

    Ai thotë se Ridi i kishte thënë që nuk mund të investonte në këto shtëpitë për të cilat kishin folur filliisht, pasi kishte investuar tek vaji.

    Gjinaj pretendon se t’i ketë kërkuar Muharremi lidhur me një kërkesë për likuidim të një kundërshtari politik, përkatësisht një pjesëtari të PDK-së.

    “Tema më serioze. Tema në esencë kundër shtetit, kundër popullit tonë. Së pari shkova me një shok timin, u takuam me një vend, dhe më tha që ky ka qenë me Albin Kurtin në burg. Njeri i rrezikshëm i thash është ai person, nuk është njeri i rrezikshëm. Tha: a kishi mujt me fol me ta që një person të PDK-së për me (gjest për eliminim) zhduk. Kështu më tha Ridvani. Tha që Albini e ka këtë dëshirë me ia plotësu, tha se mujn mem zanë më shumë besë atëhere. I thash Ridi, këto janë gjërat që i bën shtetin dëm. Këto nuk bahen. Këto kanë qenë temat që i kemi bë ne me të. Pasi e pa më zuni më shumë besë, tha i lajmë njëherë këto”, ka thënë Ndue Gjinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!