×
  • Lajme
  • Lajme

    MI-ja del me njoftim mbi gjendjen e rrugëve në Kosovë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 11:08

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thotë ses ipas informatave nga terreni nga menaxherët e mirëmbajtjes gjendja e rrugëve në Republikën e Kosovës është e mirë, shkruan Reporteri.net.

    Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete perveç rrugës rajonale R113, Prizren – Prevallë.

    “Në këtë pjesë mbrëmë pas orës 18.00, ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të dy tuneleve, ana e djathtë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi të rrugës. Ky bllokim vazhdon edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër në vendin e ngjarjes. Për këtë zyrtarët tonë(menaxherët) për të dy Lotet e Regjionit të Prizrenit janë aty së bashku edhe me Policinë e Trafikut, duke përcjellur situatën hap pas hapi. Brenda ditës do të shohim per mundësinë e funksionimit te ndonjë alternative tjetër për qarkullimin e trafikut Prizren-Prevallë. Kompania mirëmbajtëse është në gatishmeri të plotë për të ndërmarrur të gjitha masat e nevojshme”, thuhet në njoftimin e MI-së.

    Tutje, theksohet se pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së kanë intervenuar në pastrimin e Autoudhëve dhe rrugëve Nacionale dhe Rajonale, dhe me shpëndarje të kripës për qarkullimin sa më të sigurt të automjeteve.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!