×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Miftaraj: VV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës

    Reporteri
    29 Qershor 2025 | 12:11
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i cilësuar ato si shkelje të hapura të rendit kushtetues dhe parimeve demokratike.

    Sipas Miftarajt, Lëvizja Vetëvendosje, përmes veprimeve të fundit në Kuvend, konkretisht përmes Avni Deharit – ka anashkaluar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, duke minuar funksionimin kushtetues të institucioneve.
    ”Lëvizja Vetëvendosje është e specializuar në anarki.

    Albin Kurti dhe LVV nuk munden dhe nuk kuptojnë të funksionojnë në bazë të rregullave demokratike.

    Sot LVV, përmes Avni Deharit, shkeli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosovë.

    LVV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës. Kosova – shtet i kapur nga egoja e sëmurë dhe interesat e Albin Kurtit dhe klientelës së tij.

    39 dështime të Albulena Haxhiut dhe LVV-së janë vetëm numra për të mbrojtur interesat personale dhe partiake”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!